Gjatë inspektimit të tunelit në “Rrugën e Arbrit”, kryeministri Edi Rama është takuar më një simpatizantë të Partisë Demokratike, me të cilin ka bërë edhe një video-selfie, duke e ndarë më pas në llogarinë e tij të “Instagram”.
Gjatë bashkëbisedimit, mbështetësi e pyet se cili do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë i përgjigjet se do të fitojë populli.
“Rruga e Arbërit, Tuneli nr 3; Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”, shkruan Rama.
Mbështetësi i PD: Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne? Kush do fitojë?
Rama: Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do ju nxjerrim dhe ju nga tuneli. Hajde, mirupafshim!”