Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka dhënë vendimin për ndërtuesen dhe bisnezmenen Vjollca Hoxholli duke e dënuar me 6 vite burg me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Gjithashtu për mashtrim është dënuar edhe Dorjan Hata.
Ndërkohë ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.
Më herët, pokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018.
Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.