Një 82-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa e tij në Maliq.
Ai u largua nga banesa ditën e djeshme rreth orës 16:00 ndërsa po punohet ende për gjetjen e tij.
Ndërsa policia ka publikuar fotn, çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij.
Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/14/auto_-640-0-6077270044c2f1618422972.jpg)