I ftuar në Arena, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se krimi kibernetik është një nga krimet më problematike dhe kjo nis me vjedhjen e të dhënave personale.
Ndërsa kandidati për deputet i PS-së Petro koçi u shpreh se PS nuk është e kënaqur me realitetin dhe do të punojë më shumë.
Hitaj: Krimi kibernetik është një nga krimet më problematike dhe kjo nis me vjedhjen e të dhënave personale dhe përdorimin e tyre. Nëse kjo do të ndodhet në ndonjë vend tjetër të botës a do kishte kallëzime. Duhet të ketë dorëheqje. Kush e ka bërë është e gabuar. Adresat e mija personale mund të keqpërdoren. Krimi kibernetik është i tmerrshëm në kohët e sotme. Nuk duhet të kaloj kaq lehtë kjo ngjarje.
Koçi: PS nuk është e kënaqur me realitetin dhe do të punojë më shumë. Një person i kënaqur fle gjumë. Në mandatin e tretë do investojmë në fshatra. Urbanizimi sfidë e jashtëzakonshme.
Shima: Në fshatra njerëzit ankohen për mungesën e ujit, janë pa punë, nuk marrin asistencë. Kempi u vonohet me 1 vit. Realiteti është shumë ndryshe nga qendra.