Ditë më parë janë arrestuar disa nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.
Mirëpo të njejtit janë liruar nga arresti por me detyrim paraqitje.
Këtë e bëri të ditur aktivisti Arbër Zaimi përmes një shkrimi në Facebook.
Postimi në Facebook:
Aktivistët që u mbajtën në arrest për 4 ditë, pas protestës kundër zaptimit të Lumit të Thirrës nga HEC-i, u lëshuan sot me detyrim paraqitje.
Njëri nga aktivistët nga Kosova më tha “ku me e gjetë të na dënonin gjithë shqiptarëve nga Kosova me detyrim paraqitje në Shqipëri. Edhe gjithë shqiptarëve nga Shqipëria me detyrim paraqitje në Shqipëri”.