Gjatë fundjavës Shqipëria do të sigurojë edhe 40 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, nga sistemi COVAX.
Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Orgeta Manastriliu, gjatë një takimi në Kamëz ku ishin së bashku me kryeministrin Edi Rama duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit që po vijon atje.
Manastriliu tha se tanimë kanë kaluar shifrën e 200 mijë të moshuarve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit COVID-19 dhe gjatë fundjavës do të nis vaksinimi i operatorëve ekonomik.