Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar ftesën e Ramës për një bashkëpunim me Bashën në qeveri.
Meta thotë se ftesa e Ramës ishte shumë i sinqertë, por shton se nëse PD do të bëjë bashkëpunim me PS dhe anasjelltas, le ta shpallin që tani.
Madje ai thotë se po të duan edhe 12 subjektet garuese le të bëjnë bashkëpunim, por do i mposhtë i vetëm Boiken Abazi i Vetëvendosjes.
‘’E kam atë, se e kam në celular, e përqafoj. Presidentin e kanë në patrnoazh nja 500 fuksa.
Ftesa e Ramës është shumë e sinqertë, si e e 17 majit. Përgjigjia ime është kjo, ka moral, ka legjitimitet, çdo koalicion para votimit. Do të bëjë PD me PS? Le ta bëjnë që tani. LSI me PS, ta shpallin tani, që të 12-ta ta bëjnë që tani. Të jeni i sigurt do i mundi Boikeni i vetëm.’’- tha Meta.