Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë ndalesës së tij në zonën “Don Boskos” iu desh të sforcohej në fjalimin para mbështetësve të tij për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Pa mikrofon, Basha tha se mazhoranca mund të heqë energjinë por drita dhe ndryshimi në 25 prill është i pashmangshëm.
“Siç e shikoni nuk kam mikrofon, më thonë nuk ka drita, kanë hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç i kanë lënë në errësirë tetë vite Shqipërinë edhe 5 apo 6 ditë të tjera, po për 10 ditë energjia për ndryshim do të ndezë dritën e shpresës.
Në 25 prill numrin 9. Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”.