Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u është bashkuar apelit kundër shitblerjes së votave për zgjedhjet e 25 prillit.
Celibashi shprehet se është kundër praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.
Më tej kreu i KQZ, shprehet se qytetarët duhet të marrin pjesë në zgjedhje, dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të pandikuar.
Postimi i plotë:
I bashkohem apelit të Ipeshkvijnjve të Kishës katolike tё Shqipërisë dhe @DomGjergji
kundër shitblerjes së votës dhe praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve. Qytetarë! Merrni pjesë, shprehni vullnetin TUAJ të lirë dhe të pandikuar. VOTONI!”