Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Shkodrës Helidon Bushati shkruan në Facebook se kryeministri Rama është katandisur kaq keq sa edhe propaganda e ndryshkur 3D që e ka mbajtur në këmbë këto vite, e tradhtoi sot.
Sipas Bushatit, sfondi i zi i ekranit të fikur që nuk i ndizej gebelsjanit rilindas, është i vetmi premtim i mbajtur për Shkodrën.
Bushati: Nuk i ecën me Shkodrën. Është katandisur kaq keq sa edhe propaganda e ndryshkur 3D që e ka mbajtur në këmbë këto vite, e tradhtoi sot.
Fiks, ai sfondi i zi i ekranit të fikur që nuk i ndizej gebelsjanit rilindas, është i vetmi premtim i mbajtur për Shkodrën. Është turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi!