Rama: Pandeminë e menaxhuam më mirë se Britania e Madhe

Shqipëria

Rama: Pandeminë e menaxhuam më mirë se Britania e Madhe

Më: 16 prill 2021 Në ora: 00:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria e ka menaxhuar pandeminë më mirë se Britania e Madhe dhe se të gjitha vendet e rajonit.

Duke komentuar strategjinë që ndoqi në përballjen me pandeminë që në valën e parë, Rama tha se ajo ishte më efektive se e Britanisë, ndërsa sa i takon fushatës së vaksinimit, tha se jemi të dytët pas Serbisë.

"Është një debat botëror ekuilibri mes mbylljes dhe ruajtjes së ekuilibrave psikologjikë. Në raport me Britaninë, ne i kemi shifrat ku e ku më të mira, flas për frymë. Menaxhimi ynë është më i mirë se i Britanisë. Ishte një nga menaxhimet më të habitshme.

Britania hyri në një avantazh të madh sepse siguroi vaksinimin masiv. Duke mos qenë pjesë e BE-së, negocoi vetë. Ne në rajon mbetemi në vendin e parë për menaxhimin. Për vaksinimin, Serbia filloi para nesh, pastaj jemi ne të dytët", deklaroi Rama në të“Të Paekspozuarit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat