4 viktima dhe 169 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Shqipëria

4 viktima dhe 169 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Më: 16 prill 2021 Në ora: 07:46
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2520 testime nga të cilat 169 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 4 persona.

Ndërsa 572 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat