Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar videon e takimit në zonën e Laprakës.
Në një postim në Facebook, krahas videos ajo shkruan se “uragani i njerëzve që kërkojnë ndryshimin po shtohet dita ditës.
“Elektrizuese atmosfera e mbështetësve të LSI në Laprakë. LSI është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullsisë.
Uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë ndryshim shtohet dita ditës dhe vota për nr. 6 e kthen 25 Prillin, në ditën e festës së madhe për ndryshimin që meritojnë të gjitha familjet shqiptare, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Kryemadhi.