Ka përfunduar në GJKKO seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku u pranua kërkesa e tij për shfuqizim të gjykimit të shkurtuar.
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm ishte i pranishëm në seancë bashkë me avokatin e tij mbrojtës.
Tanimë procesi pritet që çështja të nisë nga fillimi dhe të zgjasë më shumë në kohë.
Llalla dha një prononcim të shkurtër për mediat ku u shpreh: “Po. Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat”.
Ndërkaq, seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit do të mbahet më 20 prill në orën 09:00 të paradites.
Sjellim në kujtesë që SPAK ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”.