Deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Skrapari ku i bëri thirrje Presidentit se ka ardhur koha që të mos përzihet më në punët e vendit dhe se Skrapari do ta ndihmojë të shkojë në shtëpi u është përgjigjur zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi.
Në një postim në facebook, Blushi thotë se Meta është krenar që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit, i cili gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë.
Blushi:Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë.
Sipas Blushit, fatkeqësia e Ramës është që mund të blejë çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun