Ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala, ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.
Në seancën e kësaj radhe ku u paraqit vetë në gjykatë pa praninë e ndonjë mbrojtësi, Llalla i ka kërkuar gjyqtares së çështjes të procedojë me gjykim normal, pasi sipas tij kërkesa për gjykim të shkurtuar është bërë nga avokati pa marrë më parë pëlqimin e tij.
E gjetur si e drejtë kërkesë kërkesa e Llallës është pranuar nga gjykata ndërsa pritej që këtë herë të ishte mbrojtja që duhet të jepte konkluzionet dhe më pas gjykata të shprehej me vendim.
Nisur nga kjo kërkesë tashmë gjykata do të nise procesin nga e para. Vete Llalla tha pas vendimit se do të jetë vetë i pranishëm në proces.
Seanca e radhës u la në datën 20 prill. Një seancë më parë prokuroria kërkoi 2 vite burg për ish Prokurorin e Përgjithshëm dhe heqjen e 5 viteve të drejtën për të punuar në institucionë shtetërorë.
Sipas akuzës Llalla duhet të shpallet fajtor për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ne 2 raste. Hetimi ndaj tij nisi nga ish drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela tashmë e shkarkuar nga vetingu.
Ndërsa në çdo seanca kanë qënë të pranishëm për ta monitoruar perfqësues të ambasadës amerikane.