Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së do të vendosen javën e ardhshme në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Vëzhguesit do të punojnë me kolegët e tyre të institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Azaj Gulijev, që është nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, do të shërbejë si Koordinator Special dhe drejtues i misionit vëzhgues.
“Këto zgjedhje janë një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë për të demonstruar angazhimin e saj për zhvillimin demokratik dhe reformën”, ka thënë Gulijev.