Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë.
Kjo e ka çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.