Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini është djegur gjatë natës.
Mësohet se automjeti ka qenë parkuar para banesës.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ku edhe kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.
Drini, ndërsa tregon se si ka ndodhur ngjarja është shprehur se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka parë automjetin në flakë.
Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.