Gjatë një takimi me qytetarë në zonën e Laprakës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se në 25 prill përballen qytetarët shqiptarë që duan shtet, duan liri, me Edi Ramën, i cili krijon dhe ndërton vetëm krim dhe korrupsion.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me banorë të Laprakës, ndërsa tha se 25 prilli është fundi i pushtetit kriminal të Edi Ramës.
Sipas tij zgjedhjet janë një moment me rëndësi kombëtare.
“Prandaj 25 Prilli është një moment shumë i rëndësishëm, është një moment me rëndësi kombëtare. Nuk ndeshet e majta me të djathtën, por ndeshen qytetarët shqiptarë, që duan shtet, duan liri, me Edi Ramën, i cili krijon dhe ndërton vetëm krim dhe korrupsion. Është ndarja e shqiptarëve që duan punë dhe dinjitet dhe Edi Ramës që ka shkatërruar cdo mundësi ekonomike, ka shkatërruar bizneset, ka shkatërruar Shqipërinë”.
Shqiptarët tha Mediu e kanë marrë vendimin dhe do të bëhen zot të fateve të tyre, duke mos lejuar asnjë që të dalë dhe të na ndërpresë rrugëtimin e Shqipërisë për në Europë.