Pas kthimit nga veriu i vendit, Lulzim Basha është ndalur në Vorë, ku është pritur nga demokratët, të cilëve u ka kërkuar që të votojnë ndryshimin në datë 25 Prill, numrin 9 në fletën e votimit.
“Nuk janë zgjedhjet për partitë politike, por shqiptarët, që kanë dy rrugë, ose edhe 4 vite dështim ose Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton.
Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. Në 25 prill ta largojmë me votën e shqiptarëve të bashkuar, sepse është në dorën tuaj dhe tonë” tha ai.
Lulzim Basha premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithëve nëse fiton. “Demokratë dhe socialistë, ka vetëm një alternativë, votoni numrin 9, do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve” tha Basha.