Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, njëherësh kandidat për zgjedhjet e 25 Prillit ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me djemtë e Threedots, Florin, Brunon dhe Klajdi Harunin krahas së cilës ka shkruar se ka kaluar një mbrëmje të këndshme.
“Mes miqsh të mirë, edhe mbrëmja kalohet më bukur”, ka shkruar Mediu krahas fotos.
Kjo vjen në kuadër të takimeve elektorale që Mediu ka zhvilluar me qytetarët për t’i besuar votën në zgjedhjet e së dielës.
Mes miqsh të mirë, edhe mbrëmja kalohet më bukur ?
Posted by Fatmir Mediu on Sunday, 18 April 2021