Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi qëndra me presion të ulët atmosferik në detin Adriatik e cila po mban mot me reshje shiu në vendin tonë në fillimin e javës.
E hënë, 19 prill 2021
Moti do të jetë vijojë me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe përqëndruara në zonën Veri-Perëndimore`. Në Alpe do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 4/11°C
Zona e ulët 6/16°C
Zona bregdetare 9/15 °C
Kosova, e hënë, 19 prill 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 6 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 10 gradë Celcius.
E martë, 20 prill 2021
Moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në zonën Veri-Perëndimore`. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat:
Zona malore 2/10°C
Zona e ulët 6/15°C
Zona bregdetare 8/15 °C