Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Halil të Fushë Krujës. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një banese në pronësi të Arben Pllumit, ndërsa është hera e katërt që i vendoset tritol shtëpisë së këtij të fundit.
Policia njofton se më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit Arben Pllumi ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Ai është pronari i një rrobaqepësie ku bëhen rroba popullore, ndërsa shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.