Përplasen makina në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagoset rëndë një i moshuar

Shqipëria

Përplasen makina në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagoset rëndë një i moshuar

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:46
Pamje nga aksidenti

Një i moshuar mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:46, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.

Në afërsi të rrethrrotullimit  në fshatin Peshkëpi, një mjet tip “Volkswagen”  me targa AA 879YO me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me targa AA557YC me drejtues shtetasin A. H.

Siç duket nga pamjet automjetet kanë përfunduar në anën e rrugës,pranë një kanali.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një nga pasagjerët e mjetit “Benz”, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili po transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. 

Ora News mëson se i plagosuri është në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ka qenë dhe një tjetër person i lënduar lehtë.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar nga policia për verifikime të mëtejshme.

Grupi hetimor ka nisur hetimin për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat