25 prilli për kryetarin e partisë republikane është pika ky do të ndahet mbrojtja e demokracisë nga qeveria që ka sjellë largimin e të rinjve në emigracion. Në Rrogozhi Fatmir Mediu dënoi shit blerjen e votës dhe kërkoi që shqiptarët të zgjedhin të lirë.
“Është një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona dhe të vendit tonë. Kemi 30 vite që përpiqemi për të ndërtuar një shtet demokratik ku zëri ynë si qytetar të këtë vlerë ku forca dhe dinjiteti ynë të respektohet, ku ne të kemi mundësi te kemi pune dhe nëpërmjet punës të garantojmë dhe dinjitetin dhe marrëdhënien tonë familjare.”
Për Mediun është e rëndësishme që të ketë pjesëmarrje të madhe në votimet e së dielës.
“Rama ik!”duhet t`a bëjmë realitet, dhe do e bëjmë realitet duke besuar tek vetja jonë. Mbi 92 % e atyre që kanë studiuar jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre që kanë pasur ëndërr që ata të kthehen në Shqipëri për tu bërë liderët e së ardhmes, të ndërtojnë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë nuk duan të kthehen më.”
Mediu u bëri thirrje qytetarëve të largojnë një qeveri të keqe e cila ka sjellë vetëm emigrim të rinisë dhe trurit e nga vend. Mediu shprehet se koalicioni i PD në program në qendër të vëmendjes ka investimet për rininë dhe mbështetjen e tyre.
Mediu theksoi dhe ikjen masive të të rinjve si një pengesë në zhvillimin e ekonomisë. në zhvillimin ekonomik të vendet.