Ish-ministri i Shëndetësisë, kandidat për deputet në Gjirokastër Tritan Shehu akuzon drejtpërdrejt qeverinë për mbi 10 mijë vdekje deri tani. Sipas tij, nga marsi i 2020 deri tani, menaxhimi i epidemisë së COVID-19 i ka kushtuar Shqipërisë 10 mijë vdekje shtesë.
Ai thotë se Shqipëria renditet në treshen botërore të vendeve me më shumë humbje jetës për 1 mln banorë.
POSTIMI I PLOTË
Unë akuzoj këtë qeveri përgjegjëse për mbi 10 mijë humbje jetësh deri tashti!
Prej marsit 2020 deri më sot keq menaxhimi i epidemisë Covid i ka kushtuar Shqipërisë 10 mije vdekje shtesë mbi mesataren e viteve të mëparshëm sepse:
— Në këtë periudhë në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e veçantë përveçse epidemisë, që të justifikojë këtë numër vdekjesh kaq të lartë.
Ndërsa Rama e Qeveria vetëm heshtin përpara kësaj katastrofe.
Kjo është e vërteta, që askush nuk mund ta mohojë, pavarësisht trukeve fshehës, lojës me komplikacionet për të kamufluar diagnozën bazë, referimit për humbjet e jetëve vetëm pranë spitaleve Covid etj, elementë për të maskuar këtë të vërtetë tragjike!
Përfundimi tronditës: Shqipëria renditet në treshen botërore të vendeve me më shumë humbje jetësh për 1 milion banorë.
Fatkeqësisht kjo gjendje është në përkeqësim duke qenë:
—Shumë larg shifrave zyrtare elektorale të publikuara për epideminë, që veçse synojnë të “këndohet” fitore siç bënin edhe muaj më parë, kur realitetit tashmë i verifikuar ishte krejt ndryshe. Mjafton për këtë të dish të lexosh oshilacionin e numrave në Shqipëri në një periudhë të shkurtër të fundit, apo t’i krahasosh me vendet fqinje.
—Me një nivel vaksinimi të vendeve të Afrikës Qendrore, qoftë për numrin e vaksinave, qoftë dhe për standardet e pasigurisë së shumicës dërmuese të atyre të përdorura.
Fatmirësisht 25 Prilli është vetëm pak ditë larg, ndryshe do të rrezikoheshim të kalonim 20 mijë vdekje shtesë