Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 17:15.
Kjo është dalja e dytë e kreut të shtetit në harkun e pak orëve, ku thuhet se do të publikohen fakte tronditëse.
Presidenti fton të gjithë sipërmarrësit që ta ndjekin pasi do të denoncohen me fakte se si patronazhistët e “Rilindjes survejojnë biznesmenë” dhe kur nuk kanë të njëjtat mendime me ta i mbysin me gjoba.
Deklarata e Metës
I ftoj të gjithë sipërmarrësit shqiptarë të më ndjekin, sot në ora 17:15, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, për të denoncuar fakte konkrete se si patronazhistët e “Rilindjes” survejojnë biznesmenët dhe kur konstatojnë se kanë mendimin e tyre, mbyten me gjoba të paligjshme me qëllim që t’i nënshtrohen Bandës në pushtet.
I ftoj të gjithë gazetarët e pakapur ta ndjekin me vëmendje këtë konferencë të jashtëzakonshme!
I ftoj të gjithë kandidatët e opozitës në tërësi dhe të LSI-së në veçanti të na ndjekin!
I ftoj SPAK-un dhe të gjithë njerëzit e Drejtësisë të na ndjekin!
E ftoj Avokaten e Popullit, Misionin e Vëzhgimit të OSBE-ODIHR dhe Organizatat e pakapura të Shoqërisë Civile, që merren me zgjedhjet të na ndjekin!
I FTOJ TË GJITHË QYTETARËT E REPUBLIKË, TË CILËT DUAN TË JETOJNË TË LIRË NË ATDHEUN TONË TË NDJEKIN LIVE KËTË KONFERENCË TË JASHTËZAKONSHME!