Duke marrë shkasë nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Kavajë ku një mbështetës i Partisë Demokratike u plagos me armë zjarri, kandidati për deputet nga opozita në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj theksoi se kjo është fytyra e vërtetë se “me kë qeveris dhe me kë ka qeverisur Edi Rama shqiptarët prej 8 vitesh”.
Sipas tij, shqiptarët më 25 prill votojnë ndëshkimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës.
Gjekmarkaj: Ngjarja e Kavajës është fytyra e vërtetë se me kë qeveris dhe me kë ka qeverisur Edi Rama shqiptarët prej 8 vitesh.
Tmerri që po perjeton në ditët e fundit në krye të pushtetit apsolut e ka nxjerrë nga binarët edhe më shumë, e ka shfazuar, e ka shpërfytyruar.
Shqiptarët më 25 Prill votojnë ndëshkimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës, votojnë lirinë dhe kthimin e pushtetit shërbimit të vendit.
Votojnë të ardhmen e familjes dhe Shqipërisë.
Do të jetë ditë e bukur, pranverë e bukur.