Presidenti Ilir Meta vizitoi mbrëmjen e sotme selinë e Partisë Demokratike në Kavajë ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27 vjeçar.
Presidenti i bëri thirrje kryeministrit Rama t’i thërrasë mendjes pasi Shqipëria është bërë gaz i botës.
Meta: Kam një paralajmërim; të jetë gjaku i fundit për zgjedhje! Ti as Kushtetutë nuk njeh, por nuk njeh rregullat e shqiptarit. Ti ke çuar rrugaçët për të hyrë në shtëpinë e PD-së. I keni lëshuar bandidët tërë natën. Iu ke mbushur mendjen se gjoja ke mandatin e tretë. Prandaj thirri mendjes. Lëri qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë. Ti e dhunove marrëveshjen e 5 qershorit. Ke bërë qindra krime zgjedhore këto ditë. Je ti që i fute kriminelët në politikë. Nga njëra anë i ke hequr dhe nga ana tjetër, drejtojnë atje.
I ftoj qytetarët të ruajnë qetësinë dhe shërim! Ardi Veliu lëri motivet e dobëta. Është serioze çështja. Mos i lini ata që janë në kërkim të bredhin sepse do ketë veprime spektakolare që nuk u shkon mendja.
Nuk preket më vota e asnjë shqiptari. Ka çuna problematikë? Po kur të bëhet gjithë populli problematik me Presidentin në krye? Mblidh mendjen Edi Rama se u bëmë gazi i botës. Jemi 10 vjet mbrapa Malit të Zi.
Shko te SPAK-u dhe rrëfehu vetë me qetësi. Presidenti e ka për detyrë të bëjë thirrje për reflektim. Të jeni në gatishmëri maksimale për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur të ardhmen tuaj, fëmijët tuaj.