Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka braktisur njërën nga studio televizive gjatë një interviste me gazetarin Ilir Babaramo.
Rama hoqi mikrofonat dhe u largua nga studio pas përleshjeve herë pas here me drejtuesin e emisionit.
“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama Babaramos në Report TV.
Ndërprerja erdhi pas 60 minutash pyetje rreth tematikave më të nxehta të aktualitetit politik kur mungojnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet.
Kryeministri foli edhe se nga ndryshon Aeroporti i Kukësit sot nga situata se si ka qenë në të kaluarën.