Tre persona janë shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e sekretarit të PD, Bledar Okshtuni në zyrën elektorale në Kavajë.
Përveç Ndriçim Jonuzit (Tahirit) i cili qëlloi me pistoletë në kembë Bledar Okshtunin janë shpallur në kërkim edhe 29 vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.
Mësohet se Troplini dhe Shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Kanë hyrë në zyrën elektorale dhe e kanë dhunuar me grushte.
Me pas ka ardhur Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë.