Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, nëpërmjet së cilës kujton Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe hapjen e aeroportit “Zayed, Flatrat e Dijes” në Kukës.
Në pamje shihen largimet masive të qytetarëve në Kosovë për shkak të luftës, të cilat janë vendosur edhe me fotografi brenda ambienteve të aeroportit duke pasqyruar historinë e spastrimit etnik.
“Në Kukës është veriu i Shqipërisë, po nga Kukësi e matanë, prej andej nga erdhën motrat e vëllezërit tanë, është veriu i shqiptarësisë.
Në këtë veri të shqiptarisë u shkrua një nga historitë më tragjike, por edhe më fundin më të lumtur. Historia e spastrimit etnik, por edhe historia e Luftës Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Rama.