Taulant Mekollari, personi që sulmoi me makinë diten e dielë një çift bashkëshortësh është lëne sot në masën e arrestit në burg.
Vendimi është marë paraditen e sotme nga gjykata e Tiranës,e cila pranoi kërkesën e prokurorit,duke caktuar masën e arrestit ne burg.
Vetë i arrestuari Taulant Mekolli ka treguar se i kishte kryer veprimet e dhunshme në gjaknxehtësi e sipër.
Sipas tij këto pasoja vinin pas problemeve që i ka lënë infektimi me COVID-19.
Ora News publikoi ekskluzivisht videon e ndërhyrjes së punonjësit të policisë, i cili neutralizoi me profesionalizëm, agresorin Taulant Mekollari.
Pamjet filmike u kthyen virale në internet, ku pati një reagim me mijëra komente, për ndërhyrjen e efektivit të policisë, Shkëlzen Tafa.