Lidhur me vrasjen dhe plagosjet në Elbasan ditën e sotme, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Rama shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të bëjë të humbë qetësia dhe as durimi, e as besimi se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve.
Rama shton se zgjedhjet do të japin ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve.
Rama: Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!