Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës me Ilva Taren pranoi se do të marrë vaksinën kundër COVID-19 edhe pse ka pak kohë që e ka kaluar virusin. Ai tha se është pikërisht kjo arsyeja që nuk ka marrë injektimin e vaksinës deri tani.
“Do ta bëj, por nuk e kam bërë vetëm pasi kam pasur antikorpet 145 pasi e kalova COVID. Do ta bëj dhe duhet bërë vaksina pavarësisht se mund të ketë ndonjë ndërlikim”, tha z. Berisha.
Por ish-kryeministrin sugjeroi se të gjithë qytetarët që do të marrin vaksinë kundër COVID-19 duhet të kërkojnë datën e skadencës për dorën që marrin.
“Asnjë të mos bëjë vaksinën pa kërkuar datën e skadencë. Vaksina që bëhet pas datës së skadencës mud të ketë pasoja që askush nuk i parashikon”, tha ish-kryeministri.
Z. Berisha sqaroi se ky shqetësim i tij vjen për faktin se “prodhimet e para të Sinovac kanë pasur datën e skadencës më 21 shtator 2023 ndërsa urdhëresa e dytë ka dalë që skadojnë në mars 2021”.