Gazetarja Ilva Tare pyeti ish-kryeministrin Sali Berisha nëse i njeh ndonjë meritë apo arritje konkrete kryeministrit aktual Edi Rama.
Për këtë, ai theksoi se në tetë vite qeverisje kryeministri nuk ka bërë asgjë për zhvillimin e Shqipërisë, përveçse e ka shkatërruar atë.
“Absolutisht, përveçse ka shkatërruar. Më thuaj çfarë ka bërë”, tha Berisha.
Ish-kreu i Partisë Demokratike, tha se kryeministri Edi Rama nuk ka arritur dot të finalizojë projektet, që i kishte nisur, kur ai ishte në krye të qeverisë.
“Unë nuk i mohoj kujt asgjë, por si mund të pranoj unë, që ai edhe pas tetë vitesh nuk ka përfunduar projektet e mia. Nuk ka përfunduar ende Rruga e Arbrit. Ku është Rruga Kardhiq-Delvinë? Aty ku ishte..është”, theksoi ish-kryeministri Berisha.