Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka dhënë sot një tjetër mesazh për zgjedhjet, një ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Ambasadorja tha se do të takojë kreun e SPAK-ut Kraja, ndërsa deklaroi se nuk duhet të ketë trajtime të veçanta dhe përjashtime për askënd që shkel ligjin dhe dhunon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm.
“Sapo u takova me Kryeprokurorin Çela, do takoj së shpejti kreun e SPAK Kraja, u takova dje me Drejtorin e Policisë Veliu.
Mesazhi i SHBA: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë drejtimin e qytetarëve për votimin e lirisë dhe për paqe duhet të përcaktojnë penalisht në mënyrë që të shkruhet. Asnjë trajtim të posaçëm. Asnjë përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagimin në “Twitter”.