E rrallë /Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të drejtë ta sekuestrojë

Shqipëria

E rrallë /Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të drejtë ta sekuestrojë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:00
Ilustrim

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë urdhërin e SPAK dhe vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi kundër medias. Ajo vendosi t’i kërkojë qeverisë së Shqipërisë të ndalohen hapat për sekuestrimin e pajisjeve të punës, kompjuterave serverave dhe celularëvesë të Lapsi.al.

“Autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nr. 131 të 18 prillit 2021 dhe të ndalojnë sekuestrimin e çdo pajisjeje për ruajtjen e të dhënave dhe të dhënave kompjuterike / elektronike që u përkasin gazetarëve” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila u njoh me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sekuestruar pajisjet e punës dhe kompjuterat me të dhënat elektronike të gazetarëve.

“Ky është një Vendim i qarte dhe nuk le vend per interpretim.
Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut sipas Rregullit 39 te Rregullores se Gjykates, mund te vendose ne raste shume te rralla masa te ndermjetme per çdo vend anetar (si Shqiperia) te Konventes Europiane te Drejtat e Njeriut. Keto masa te ndermjetme jane masa me karakter urgjent te cilat sipas nje praktike te konsoliduar te kesaj Gjykate aplikohen vetem kur ka rrezik imediat dhe dem te pariparueshem per palen ankuese. Ky eshte nje nga ato raste te rralla qe eshte konstatuar per aplikim nga ky vendim i Strasburgut cili detyron Shtetin Shqiptar qe te ndaloje ekzekutimin vendimit te Spak te dt 18 prill dhe te heq dore nga sekuestrimi i serveri dhe pajisjeve qe jane ne pronesi te ankimuesve” komentoi për Lapsi një juriste e njohur.

Oficerët e policisë gjyqësore, të hënën, kërkuan të sekuestronin gjithë pajisjet e punës dhe databazën e të dhënave personale, që kanë rrjedhur prej Partisë Socialiste në mënyrë të paligjshme dhe po përdoren për fushatë zgjedhore.

LAPSI.AL nuk pranoi të dorëzonte materialet pasi ato mbrojnë burimin informacionit dhe tashmë këtij qëndrimi të gazetarëve i ka dhënë të drejtë edhe gjykata e Strasburgut. Vendime të tilla kaq urgjente merren shumë rrallë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila në këtë rast ka çmuar prioritare lirinë e medias dhe mbrojtjen e burimit të informacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat