Çfarë mençurie do të ishte sikur militantët e simpatizantët e Partisë Socialiste këtë herë për kryeministë të kishin votuar Lulzim Bashë kurrsesi Edi Ramën! Një vërejtje e mirë do të ishte edhe për vetë PS-në dhe Edi Ramën.
E pse ta dëgjoni e votoni Ramën kur asnjë farë dobie s'keni jo vetëm ju si anëtarë e adhurues, por edhe vetë partia e PS-së. Vlera e votës suaj do jetë që Edi Eama t'ia shtojë dëshirat politike Aleksandar Vuçiqit e jo juve.
Haptazi shihet se Edi Rama për t'ia plotësuar Vuçiqit planin luan me qytetarët e Shqipërisë cjapin. Vota juaj s'ka të bënte as për interesat tuaja e as për interesat e partisë suaj të PS-së. Edhe nëse e doni Edi Ramën e votoni kundër tij, kurrgjë s'humb as ai, as partia e tij e as ju votues të nderuar të PS-së, ama do humb Shqipëria e do fitojë Serbia. Vota për Bashën do jetë vetëm qortim i anëtarëve ndaj Edi Ramës.
T'ia bëni me dije kryetarit tuaj, Edi Ramës, se ka hyrë rrugëve të turbullta politike, se drejtimi politik i tij është kthyer drejt Vuçiqit e jo drejt kërkesave politike shqiptare.
Dy opsione kanë qytetarët e Shqipërisë ose të mbrojnë vendin e detin nga minishengeni i Vuçiqit, ose të mbrojnë Shqipërinë e vëllezërit kosovarë të Albin Kurtit, vota e Ramës ushqen Serbinë e Vuçiqit dhe Bernabiqit vota e Bashës ushqen Kosovën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.