Kryeministri Edi Rama foli për deklaratën e Metës: “Çfarë di ti rrugaç për Ilir Metën? Ti para meje sillesh si lepur”.
I ftuar në Opinion ai tha se kjo është Shqipëria që propozon Lulzim Basha dhe Ilir Meta, me autokolona nga 5 milionë euro.
"Më 25 prill është Shqipëria e këtij dhe Shqipëria e këtyre tjerëve. Unë iu them shqiptarëve, këta doni ju më 25 prill? Ç’faj ka djali im 6 vjeç të dëgjojë klithma? Kjo është Shqipëria që propozon Lulzim Basha dhe Ilir Meta, me autokolona nga 5 milionë euro.
Le të kalojnë edhe te shtëpia ime, Zaho është mësuar, i është dukur sikur kanë kaluar Batmanët dhe Spidermenët aty, me ato makinat me flatra. Atë “Rama ik” e gjej unë mënyrën si ja shpjegoj," tha Rama.