Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë me një thirrje për të rinjtë dhe të rejat që në 25 prill votojnë për herë të parë.
Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thekson se pjesëmarrje e tyre të dielë është oksigjeni i demokracisë.
“Shqipëria i ka sytë nga ju”, shkruan Presidenti, ndërsa thekson se është me rëndësi pjesëmarrja e tyre.
“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju! Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës. Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri ! Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj”, shkruan ne postimin e tij Presidenti Meta.