Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka publikuar sot në “Twitter” një raport të SPAK mbi krimet zgjedhore, duke dhënë një tjetër mesazh 2 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe.
Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës.
SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve. Raporti i plotë sot”, shkruan ajo.