Publikohet një video amataore e xhiruar nga qytetarët në momentin e përplasjes në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.
Video amatore është filmuar nga disa kalimtarë me makinë, të cilët duken të terrorizuar dhe mundohen t’i fshihen plumbave, teksa në sfond dëgjohen të shtenat me armë.
Konflikti në Elbasan nisi pasi mbështetësit e Partisë Demokratike apo “struktura e mbrojtjes së votës” siç i kanë quajtur disa media, ndaloi dhe tentoi të kontrollonte një makinë ku dyshonin se ishte një mbështetës i PS-së që merrej me blerje votash.
Kujdes pamjet