Ndizen gjakrat mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas deklaratave të sotme të kreut të PS, i cili në Durrës ironizoi me kreun e shtetit duke i këshilluar edhe lënien e rakisë, nuk ka munguar reagimi i Metës.
Ky i fundit do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar i gazetarit Çim Peka ndaj dhe e fton Ramën në një debat publik.
"Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti".
Ilir Meta: Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut!
Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka.
Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve.
Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë "të fortët" e tu.
Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti.
Vetëm të lutem më thuaj!
Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi.
Të lutem më thuaj!
Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!