Rama: Meta është hedhur pa parashutë nga Presidenca, është burimi më i madh i rritjes së tensionit

Shqipëria

Rama: Meta është hedhur pa parashutë nga Presidenca, është burimi më i madh i rritjes së tensionit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:21
Edi Rama

Pas përmbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Open” duke sulmuar sërish Ilir Metën.

I pyetur nëse është një nga fushatat më të tensionuara pas vitit 1997, Rama tha se Meta është hedhur pa parashutë nga dritarja e Presidencës dhe është burimi më i madh i rritjes së tensionit.

“Jo nëse nuk do të konsideroja komponentin absurd që ka fushata, Ilir Meta i hedhur pa parashutë nga dritarja e zyrës në Presidencë mu në mes të fushatës që është burimi më i madh dhe më i pranishëm i rritjes së tensionit.

Dhe sigurisht nëse nuk do të konsideroja dhe këtë që ndodhi në fund që është rezultat i kësaj strategjie tensioni i projektuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat