Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti sot në një takim delegacionin e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që do të jetë të dislokuar për monitorim të situatës në terren ditën e zgjedhjeve.
Kryemadhi, siç njofton LSI, i bëri me dije për situatën shumë të rënduar, të ndikuar nga sjellja e qeverisjes aktuale.
"Trego kujdes"/ Ambasada Britanike: Këto janë 6 veprat penale që cënojnë zgjedhjet
Kryetarja e LSI kërkoi monitorim të posaçëm për disa zona të nxehta në qytete të ndryshme të vendit, si Elbasani dhe Durrësi, duke përfshirë këtu bashkite e qarkut Tiranë, si Vora, Kavaja, Rrogozhina, Kamza dhe rrethinat e bashkisë Tiranë.
Kryemadhi ndau me ta bindjen për një fitore të thellë të opozitës në 25 Prill dhe i ka falenderuar përfaqesuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE për pranine e tyre, duke i inkurajuar për të monituar rreptësisht çdo fenomen që cënon integritetin e këtyre zgjedhjeve.