Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i bindur se do të dalë fitues në zgjedhjet e 25 prillit.
I ftuar nga Arjan Çani në “Zonë e Lirë”, Basha tha se ndryshimi është i pandalshme, sepse shqiptarët nuk munden më të vazhdojnë me 4 vite të tjera si këto 8 që kaluan dhe kanë vendosur t’i hapin rrugën ekonomisë të zhvilluar, Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian.
“Njerëzve u është kthyer shpresa. Të dielën do kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë.
Bëhuni zëri im të dielën dhe unë do jem zëri i juaj për 4 vite me radhë. Nuk mund të ketë ndryshim me njeriun që për 8 vjet dështoi në çdo drejtim”, tha Basha.