Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i bindur në fitore në zgjedhjet e së dielës.
Ai refuzoi të përgjigjej nëse do ta pranonte humbjen në zgjedhje, inë rast të një rezultati negativ.
A do ta pranosh rezultatin, cilido qoftë ai?
Basha: Rezultati i 25 Prillit do të vuloset me votën e shqiptarëve, ai është i dukshëm kudo dhe do të jetë fitorja e thellë e Partisë Demokratike.
Do ta pranosh apo jo?
Basha: Padiskutim që do ta pranoj, do ta pranoj fitoren e thellë si përgjegjësin më të madhe të jetës time.
Po humbjen jo?
Basha: Nuk mund të humbë Shqipëria më 25 Prill, do të humbë Edi Rama.
I bindur në fitoren e opozitës, Basha tha se ftesa e Kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje, është pranim i humbjes nga ana e tij.
“Shifrat do të jenë thellësisht fituese për aleancën tonë, këtë e di çdokush, e dinë ata që bëjnë sondazhe dhe i di siç janë pa u paguar për t’u ndryshuar, e dimë ne e dinë gjithë shqiptarët, e di edhe Edi Rama. Si ka mundësi një muaj e gjysmë sharje e fyerje s’la gjë pa thënë dhe në fund fare tha hajde të bëjnë qeveri bashkë. Çfarë do të thotë kjo? Që edhe ai e di që më 25 Prill… kjo është të pranosh humbjen, tani e dinë dhe socialistët”.
“Në mënyrën më absolute nuk ka dhe nuk ka për të pasur qeverisje me Edi Ramën”.