Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i shkon Bashës në zyrë, një ditë para nisjes së votimit

Shqipëria

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i shkon Bashës në zyrë, një ditë para nisjes së votimit

Më: 24 prill 2021 Në ora: 10:41
Yuri Kim, Lulzim Basha

Vetëm më pak se 24 orë përpara hapjes së qendrave të votimin ambasadorja e SHBA ka vazhduar axhendën e saj për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor edhe këtë të shtunë.

Këtë paradite ajo ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për të kryer një takim me kryetarin e saj Lulzim Basha.

Pritet që diplomatja të diskutojë me Bashën për zhvillimet e fundit gjatë fushatës.

Kujtojmë se kreu i PD-së ka bërë një fushatë perëndimore dhe larg gjuhës së vrazhdë elektorale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat